Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, i ka raportuar kryeministrit Ramush Haradinaj edhe intervistat e tij në media. Madje ai këtij raporti ia ka bashkangjitur edhe fotografitë e paraqitjeve të tij mediale.
Një ndër to është edhe intervista dhënë në një medium lokal në gjuhën serbe, për të cilën ai thotë se ka zgjatur një orë dhe se është ritransmetuar në shumë mediume tjera në gjuhën serbe në Kosovë dhe Serbi, raporton Kallxo.com.
“… komentet dhe kritikat kanë qenë pozitive brenda komuniteti serb. Vlen të ceket se gjatë intervistës ju kam bërë ftesë qytetarëve serb të Kosovës që t’i bashkohen FSK-së dhe menjëherë kemi pas një interesim të madh të qytetarëve serb për tu anëtarësuar në FSK që ka rezultuar me pranimin e 35 pjesëtareve të komunitetit serb nga veriu i Kosovës”, shkruan ish kryeministri i Kosovës, në raportin me shumë gabime drejtshkrimore.
Në raportin 100 ditor të punës së tij, të cilin e ka siguruar Kallxo.com, Çeku thotë se ka pasur edhe angazhime të kohëpaskohshme edhe në parti dhe kryerje të detyrave e obligimeve partiake, por se ato nuk i ka pasqyruar në raport.
Zëvendësministri Çeku thotë se ka pasur takime të rregullta ditore dhe javore me Ministrin, stafin e tij dhe takim me zëvendësministrin tjetër.
Ai po ashtu ka listuar edhe takime tjera me zyrtarë brenda dhe jashtë ministrisë.
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...