Google ADS

Chelsea i ofron 70 milionë euro për talentin e Bundesligës

21:41 | 29 Korrik 2018
Arbresh.info

Pronari i Chelsea, Roman Abramovich, ka nisur punën për të marrë Christian Pulisic nga Borussia Dortmund.

“Blutë” kanë nevojë të marrin edhe dikë në repartin e avancuar, përpara mbylljes së merkatos, teksa mesfushën e përforcuan me Jorginho të ardhur nga Napoli.

Sipas “Daily Mail”, Abramovich ka takuar personalisht drejtoreshën Marina Granovskaia dhe i ka dhënë autorizimin për të nisur bisedimet me drejtuesit e klubit gjerman.

Pulisic, emri i të cilit është lakuar disa herë për kalimin te Liverpool ose Bayern Munich në të kaluarën, kushton rreth 70 milionë euro, teksa “blutë” e Londrës po përpiqen të ndërtojnë edhe një herë një ekip në gjendje për të fituar titullin kampion, transmeton telesport.

Pulisic, që ka lënë një përshtypje të shkëlqyer gjatë turneut miqësor në SHBA, do të pranonte më kënaqësi kalimin në “Stamford Bridge”, mbetet vetëm për t’u bindur Dortmund, që duket se do të mbushë sërish arkat, pasi në verën e kaluar shiti Dembele te Barcelona.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme