Sjelljet e Neymarit ishin një temë e nxehtë gjatë Botërorit, por Thomas Tuchel nuk është njëri prej atyre që do të bije në grackë që do ta kritikojnë atë
Trajneri i ri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel ka kujdes kur flet për Neymar në publik derisa ai ndjen se duhet të jetë më i “kujdesshëm” pas kritikave të yllit të Brazilit në Botëror.
Neymar vazhdimisht ishte në qendër të vëmendjes në Rusi, me paraqitjet e tij që ishin nën vëzhgim mikroskopik dhe sjelljet e tij që u komentuan shumë.
Ish ylli i Barcelonës është kritikuar për aktet e tij teatrale gjatë Botërorit, me trajnerin e Meksikës Juan Carlos Osorio që e kishte quajtur atë “aktor” për reagimet e tij të tepërta gjatë faulëve dhe sfidave.
Një takim privat me Neymar
Tuchel pritet që të takohet tani me brazilianin pasi që mori detyrën zyrtare të skuadrës së parë, por po planifikon që të mbajt biseda private me Neymar kur ai do ti bashkohet skuadrës.
“Duhet të jem i kujdesshëm çfarë të them kur flas për Neymarin”, ka thënë Tuchel kur është pyetur për aktet e tij teatrale në Botëror.
“Çdo gjë që them do të bëhet në një hapësirë të ngushtë në katër vesh dhe dy gojë’ e di që kam privilegjin që do të punojë me Neymar dhe jam i sigurt që ne do të bëjmë bashkë gjëra të mëdha”, ka thënë gjermani.
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh