Google ADS

“Ditët më të vështira të jetës sime”

18:41 | 29 Korrik 2018
Arbresh.info

David Silva është një nga lojtarët më të mirë të spanjës dhe te klubit ku ai luan, Manchester City.

Ai gëzon respektin e të gjithë tifozëve për lojën dhe karakterin që ka.

Megjithëse në futboll gjërat shkojnë mirë për të, në jetë private kohët e fundit është përballur me një problem madhor.

Fëmija i tij i lindur parakohe, ka qëndruar për 5 muaj në spital duke luftuar me vdekjen dhe në një rrëfim për “The Sun”, Silva është shprehur se ato muaj, kanë qenë muajt më të vështirë të jetës së tij.

“Isha i frikësuar për vdekje pasi ishte një kohë shumë e vështirë. Mund të them se ishin muajt më të komplikuar të jetës sime.

Erdha në Spanjë dhe bisedova me mjekët, por ata kishin përgjigje të ndryshme. Nuk dinim asgjë se çfarë do të ndodhte deri nesër me fëmijën dhe në këto kushte, nuk mund të jesh kurrë i përqendruar.

Kthehesha në dhomën e zhveshjes dhe shikoja telefonin duke menduar se çfarë po ndodhte, pse po ndodhte.

Kam një tatuazh në dorë ku shkruhet “Never Give Up” (Kurrë mos u dorëzo) të cilin e shihja gjithmonë dhe më dukej sikur më jepte forcë, megjithëse vazhdoja të isha i mërzitur.

Falë Zotit, tani ka kaluar çdo gjë por unë sërish e mbaj një sy drejt familjes” tregon ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme