Meritan Shabani është njëri prej yjeve kosovarë që është duke u zhvilluar në akademinë e klubit të njohur gjerman, Bayern Munich.
Mesfushori ofanzivë me tipare sulmuese Meritan Shabani është njëri prej talentëve më premtues të skuadrës më të trofeshme gjermane, Bayern Munich.
Ai ishte edhe golashënuesi i parë në ndeshjen e mbrëmshme në mes të Bayern Munich – Manchester City, një ndeshje që gjermanët e humbën me rezultat 3-2.
Por, a do të luaj ai për Kosovën apo do të vazhdojë që të zgjedh të luaj për Gjermaninë, një vend që mund ta ftojë Meritanin që të luaj në të ardhmen për ta.
Bajram Shala, menaxher për media dhe licencime në Federatën e Futbollit të Kosovës ka treguar se ata janë në kontakte të vazhdueshme më familjarët e Shabanit.
“Po ka shumë kohë që jemi në kontakt me familjarët e Meritanit”, ka thënë ai për Gazetën Express.
“Ata kërkojnë që të mos nguten dhe fillimisht duan ta shohin sesi po zhvillohet Meritani e më pas të marrin një vendim”.
Sipas Shalës, FFK do të bëj gjithçka që do të jetë e mundur që ta këtë në radhët e saj yllin që është duke u rritur nga akademia e Bayernit në Gjermani.
“Ne ua kemi bërë të qartë që jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që është e mundshme që Meritani të përcaktohet dhe të luaj për Kosovën”.
Ndryshe, në karrierën e tij Shabani ka pasur vetëm një paraqitje për Gjermaninë Junior apo U15, ndërkaq ai nuk është ftuar as nga Gjermania U19 dhe as nga Gjermania U21.
Bayern pritet që ta promovojë lojtarin në radhët e vet këtë sezon, ose do ta huazojë atë në mënyrë që të merr përvojë.
Sigurisht FFK pritet të marrë përgjigje të shpejt për Meritanin i cili ka lindur në Munich të Gjermanisë.
I lindur më 15 mars 1999, Shabani ka edhe një paraqitje në Bundesligë që e pati vitin e kaluar.
Ai po ashtu ka pasur paraqitje të rregullta më skuadrën Bayern U19 me të cilën është bërë kampion vitin e kaluar. /gazetaexpress/
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...