Virozat e stinës, mjekët bëjnë apel për mbrojtjen nga dielli

16:09 | 29 Korrik 2018
Arbresh.info

Stina e verës me temperatura të larta, sjell edhe probleme të shëndetit, sidomos tek fëmijët, ku shqetësues mbetet dehidratimi i të vegjëlve.

Fëmijët paraqiten tek mjeku me diarre, të vjella dhe temperaturë të lartë. Por gjatë pushimeve, problemet shëndetësore të fëmijëve mbeten pak më të vështira për t’u menaxhuar.

Mjekja këshillon se çfarë nuk duhet t’i mungojë çantës së një nëne që niset me pushime, duke filluar që nga rrobat e plazhit, kapelat mbrojtëse, e deri te kremrat me faktor të lartë mbrojtës.

Sipas mjekëve, fëmijët deri në 6 muaj nuk duhet të ekspozohen në diell, ndërsa më të rriturit duhet të evitojnë oraret e pikut të temperaturave, ku edhe rrezet janë më të dëmshme./top channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme