Ylli nga Uellsi, Aaron Ramsey mbetet pa kontratë apo lojtarë i lirë në verën e ardhshme dhe Chelsea kanë gati rreth 34 milionë euro për transferimin e tij.
Chelsea ka emëruar para disa javësh Maurizio Sarrin trajner të ri të skuadrës dhe tani janë duke kërkuar përforcime për të përmbushur dëshirat e tij.
Njëri nga emrat më të përfolur për ta transferuar gjatë këtij afati kalimtar veror është mesfushori Ramsey.
Rivalët e londinez të Arsenalit po përgatisin një ofertë për të rrëmbyer atë nga Emirates.
Sipas Daily Mail, Blutë kanë gati 30 milionë funte apo rreth 34 milionë euro për të nënshkruar me mesfushorin e Arsenalit.
Megjithëse Unai Emery e sheh Ramseyn si një figurë të rëndësishme në rindërtimin e Topçinjve, reprezentuesi i Uellsit ende nuk ka nënshkruar një marrëveshje të re me skuadrën nga Emirates.
Kontrata e tij aktuale skadon në fund të sezonit të ardhshëm, dhe Chelsea tani janë të vendosur për të lëvizur për të dhe po përpiqen për të përfunduar një marrëveshje me çmim të prerë.
Më herët gjatë muajit është përfolur edhe për një ultimatum nga ana e drejtuesve të Arsenalit, të cilët thuhet se i kanë kërkuar rinovimin ose largimin nga klubi. /Telegrafi
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...