Turqia planifikon të mbajë samit me Francën, Gjermaninë dhe Rusinë në fillim të shtatorit, për të diskutuar lidhur me konfliktin sirian dhe çështje të tjera rajonale, ka thënë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
Në komentet e publikuara nga mediat turke, Erdogan citohet të ketë thënë se ky takim pritet të mbahet në Stamboll më 7 shtator.
Megjithatë, lideri turk nuk ka dhënë detaje për çështjet që pritet të jenë në agjendën e këtij takimi, por ai ka thënë se Turqia do të vazhdojë dialogun me Rusinë edhe përtej këtij takimi.
Qeveritë në Moskë, Paris dhe Berlin ende nuk e kanë konfirmuar mbajtjen e këtij samiti.
Rusia së bashku me Iranin, mbështesin presidentin sirian Bashar al-Assad në luftën shtatë vjeçare në Siri, ku janë vrarë qindra mijëra persona dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Turqia, Franca dhe Gjermania, në konfliktin sirian mbështesin grupe të ndryshme rebele./rel
Kreu i IAEA viziton zonat bërthamore nëntokësore të Iranit
Shkodër: Sekuestrohen gati 700 mijë euro të fshehura në dyer...
Aksident në autostradën Veternik-Bresje, lëndohen katër pers...
Rashica shënon gol në miqësoren e Shqipërisë U21 ndaj Moldav...
Kurti takon Kammerin, shprehet gatishmëri për mbështetje të ...
Tiranë, kongresi studentor: Papunësia dhe emigracioni janë p...