Azdren Llullaku duket se ka rilindur në elitën e futbollit rumun.
Sulmuesi nga Kosova ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit rumun me skuadrën e tij të re Astra Giurgiu.
Astra ishte mysafire e skuadrës Poli Iasi dhe arritën një barazim të vlefshëm 1-1 në javën e dytë të kampionatit rumun.
Vendasit ishin në epërsi pasi kaluan një orë lojë duke sjellë gëzim të madh në shkallët e stadiumit.
Por 10 minuta para fundit të kësaj sfide në skenë doli Azdren Llullaku.
Reprezentuesi i Shqipërisë shënoi nga pika e bardhë për ta barazuar rezultatin në 1-1.
Ky ishte goli i dytë për Llullakun në dy ndeshje në elitën e futbollit rumun.
Kujtojmë që istogasi është rikthyer në Rumani pas përvojës në futbollin kazak dhe me Virtus Entellan në Serie B. /Telegrafi/
https://youtu.be/CmZr_dS4fV0
Frika e NATO-s nga kthimi i Trump
Rusia sulmon Kievin dhe Harkivin
Kurti pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregti...
Katër vjet nga publikimi i aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK...
SHBA: Rusia dhe Irani po intensifikojnë fushatat dezinformue...
Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohen gjashtë pers...