Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar vëllain e të dyshuarit L.U i cili pretendohet se kreu vrasjen e 22 vjeçarit, F.A në fshatin Bresalc.
SH.U u arrestua në oborrin e shtëpisë së tij, gjatë kërkimeve të njësiteve të hetimeve rajonale të cilët ishin angazhuar për rastin e vrasjes së rëndë në vendin e njohur për fshatin ”Lapidari”, njofton Klan Kosova.
Vëllai i të dyshuarit sipas Zëdhënësit të policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, besohet të jetë i involvuar në ktë vepër të rëndë penale të vrasjes së mbrëmshme të 22 vjeçarit.
Në oborrin e shtëpisë së tyre është sekuestruar automjeti i llojit Mercedez ngjyrë hiri 05, të cilin e ka pasur në shfrytëzim i dyshuari kryesor për vrasjen, L.U, njofton Klan Kosova.
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg