Shtatë shqiptarë në fushë, por derbi i qytetit i takon Zurichut

10:54 | 29 Korrik 2018
Arbresh.info

Janë zhvilluar ndeshjet e para të javës së dytë në elitën e futbollit zviceran.

Zvicra ka qenë nën ethet e derbit të madh të qytetit të Zurichut, ku Grasshoppers ishte nikoqir i Zurichut.

Në fund fitores iu kanë gëzuar skuadra e Zurichut me rezultat të pastër 2-0.

Ishte kjo ndeshje shqiptare, pasi në këtë takim u aktivizuan plot shtatë futbollistë shqiptarë nga të dyja skuadrat.

Bujar Lika e Nedim Bajrami e nisën nga minuta e parë këtë sfidë për vendasit e Grasshoppers.

Ndërkohë në pjesën e dytë në lojë u aktivizua edhe super sulmuesi Shani Tarashaj që u rikthye nga lëndimi.

Por Zurichu të udhëhequr nga Hekuran Kryeziu arriti fitore bindëse.

Përveç reprezentuesit të Kosovës që ka qenë fantastik në këtë sfidë, nga minuta e parë luajtën edhe super mbrojtësi Mirlind Kryeziu dhe Toni Domgjoni.

Ndërkohë në pjesën e dytë radha ishte për debutimin e Benjamin Kolollit.

Pas dy ndeshjeve të para, Zurichu e sheh vetën si lider me gjashtë pikë, ndërkohë GC ende nuk ka marrë pikë këtë edicion./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme