Google ADS

‘Je super yll’, kështu i drejtohet JLo të dashurit për ditëlindje

10:07 | 29 Korrik 2018
Arbresh.info

‘Je një super yll, një forcë e natyrës, një vizionar dhe një zotëri’, janë fjalët që përzgjodhi Jennifer Lopez për të përshkruar të dashurin e tij Alex Rodriguez në ditëlindjen e 43-të këtij të fundit.

 

Këngëtarja këto fjalë ia drejtoi të dashurit të saj nëpërmjet Instagramit, ku në një postim të vetëm postoi disa fotografi dhe video nga momentet me të.

“Jam e befasuar çdo ditë nga bujaria jote, sesa i dashur që je për mua dhe për të gjithë rreth teje. Ti sjell energji dhe buzëqeshje kudo që shkon”, shkroi veç tjerash ajo në Instagram.

https://www.instagram.com/p/Blw_lvUALSO/?taken-by=arod

 

E për këtë urim dhe të gjitha urimet e tjera, ishte vetë Alex Rodriguez ai i cili shprehu falenderime. Njëjtë si e dashura, edhe ky zgjodhi rrjetin social, Instagram.

‘Unë jam aq mirënjohës për të gjithë ju që më keni përkrahur gjatë këtyre viteve si në fushë ashtu edhe jashtë saj”, shkroi Alex.

https://www.instagram.com/p/Blv0v87H1FX/?taken-by=jlo

Alex së bashku me J-Lo festoi dje ditëlindjen e tij. Përndryshe, Alex është ish-lojtar i bejsbollit.

Image

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme