Google së shpejti me robotin që pritet të jetë më i shkathët se njeriu

11:00 | 18 Gusht 2015
Arbresh Info

Google ka zbuluar robotin humanoid pas një testimi që i ka bërë shpikjes së vet duke e lënë të vrapojë të lirë në pyje.

Roboti Atlas, i krijuar nga kompania në pronësi të Google, Boston Dynamics, është një pajisje 187 cm e gjatë dhe 149 kg.

Në video tregohet roboti humanoid që përpiqettë ecë e vrapojë në pyll pa u rrëzuar.

Marc Reibert, themeluesi i Boston Dynamics, foli për kërkimin dhe tregoi disa video të projektit të tij gjatë një konference në Kembrixh.

Shumë nga konkurrentët në garën për shpikjen e robotit më të mirë kanë marrë për bazë robotin Atlas, por Reibert thotë se kompania e tyre ka bërë hapa madhorë në perfeksionimin e humanizimit të robotit.

“Kemi studiuar të gjitha mënyrat se si njerëzit dhe kafshët lëvizin. Në focus është gjetja e balancimit, përpjekja për të shmangur rrëzimin,” tha Reibert.

Themeluesi i Boston Dynamics zbuloi se testet në pyje kishin shkuar mirë. “Duam ta nxjerrim robotin në një mënyrë që ju as nuk e keni menduar. Po bëjmë përparime të mira”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme