Google ADS

Burri ideal për çdo shenjë të zodiakut

01:09 | 29 Korrik 2018
Trina Galanxhi

Shenjë për shenjë, si e imagjinon secila mashkullin perfekt

Yjet u sugjerojnë meshkujve rrugën për t’i ngjarë sa më shumë të jetë e mundur atij perfektit. Ka gra që ende besojnë në Princin e Kaltër dhe nuk janë të gatshme të vendosin për ndonjë tjetër që nuk është në lartësinë e tij. Dhe pastaj ka gra të tjera që kanë humbur shpresën për të gjetur princin e tyre, por brenda tyre ka gjithmonë një ideal që vështirë se mund të heqin dorë. Shenjë për shenjë, horoskopi përshkruan burrin ideal për çdo shenjë.

DASHI – Burri juaj ideal duhet të jetë një njeri i vendosur, sepse, edhe pse jeni një grua e fortë, keni nevojë të keni në krah një njeri të vendosur. Zjarri dhe pasioni duhet të jenë dy nga karakteristikat kryesore të të dyve. Ndryshe nga ju, megjithatë, është e nevojshme që ai të jetë i duruar dhe i butë, të durojë zemërimin tuaj të vogël dhe t’iu bëjë që të buzëqeshni përsëri pas çdo zemërimi. Nëse jeni një burrë dash: me karakterin tuaj të bukur, ju mund të bindni një Ujor që të heqë dorë nga vetmia e tij për ju.

DEMI – Për disa karakteristika të burrit tuaj ideal, me ju nuk mund të bëhen kompromise: ai duhet të jetë i pasur, i besueshëm dhe i pasionuar. Keni nevojë për dikë që dëshiron të shijojë kënaqësitë e jetës me ju. Ai duhet të jetë një njeri që mund t’ju japë siguri dhe garanci për të ardhmen, kështu që profesioni i tij është gjithashtu shumë i rëndësishëm. Për një grua ambicioze si ju, keni nevojë për një njeri karriere. Nëse jeni një burrë dem: Gratë bricjap nuk mund të presin momentin të shkrihen përpara pasionit tuaj të nxehtë.

BINJAKËT – Duke qenë se jeni mjaft të paqëndrueshëm, ju duhet të keni në krahun tuaj një partner që ju jep siguri dhe që të jetë pikë referimi për ju. Ju përshtateni lehtë me shumë lloje të karakterit, por nuk mund të hiqni dorë nga një gjë: kuptimi mendor. Burri juaj ideal duhet të jetë inteligjent, i shkëlqyer, llafazan dhe i shoqërueshëm. Për të qenë me ju, duhet të jetë edhe pak i çmendur në vetvete. Nëse je një burrë binjak: gratë peshore çmenden nga ironia juaj. Ju mund t’i joshni me një telefonatë të thjeshtë.

GAFORRJA – I keni idetë shumë të qarta në lidhje me karakteristikat që duhet të ketë burri juaj ideal: ai duhet të jetë një baba i mirë dhe duhet të dojë kafshët. Mos pretendoni që mos t’ju bëjë kurrë të vuani, por që të jetë një njeri i ndjeshëm dhe i vëmendshëm ndaj disponimit tuaj. Nëse ai qan me ty përpara një filmi, ai është njeriu i përsosur. Nëse jeni një burrë gaforre: keni gjithë ëmbëlsinë dhe butësinë që gratë akrep kërkojnë dhe dini t’i kënaqni edhe në seks.

LUANI – Ju pëlqen ideja që të keni në krah një njeri unik dhe të veçantë, që të mburreni me miqtë tuaj. Burri juaj ideal pra duhet të dijë t’ju nxjerrë në pah, duke ju lënë rolin udhëheqës. Ju nuk doni një model në krah, por një burrë, njeri muskulor që ju bën të ndiheni gruaja më e rëndësishme në botë. Duke qenë mbreti juaj, ai duhet t’ju mbush me komplimente dhe dhurata, edhe kur nuk e meritoni! Nëse jeni një burrë luan: me gratë shigjetar mund të ketë një përplasje interesante zjarresh, që mund të zgjidhet nën çarçafë.

VIRGJËRESHA – Ndoshta, në një nga sirtarët tuaj të shumtë mund të gjendet ndonjë copë letre me karakteristikat e burrit tuaj ideal. Llogaria juaj bankare është një nga gjërat e para që dëshironi të mbani nën kontroll, sepse është e rëndësishme që ju të parandaloni ndonjë kolaps financiar. Ai duhet të jetë një njeri i kulturuar dhe nuk duhet të bëjë gabime gramatikore. Për rregullin mjafton ti për të dy. Nëse jeni një burrë virgjëreshë: Gratë gaforre duan të zgjojnë anën tuaj më të ndjeshme, atë që zakonisht e mbani të fshehur nga të gjithë.

PESHORJA – Ju kurrë nuk mund të dilni me një burrë me një këmishë me mëngë të shkurtra dhe pantallona të shkurtra, veshje që mendoni se është e përshtatshme vetëm për të shkuar në plazh. Burri juaj ideal duhet të jetë elegant, i rafinuar, trim. Më shumë se i bukur, duhet të ketë një pamje të kuruar. Ju nuk jeni një admiruese e madhe e mjekrës ose muskujve të skalitur. Një njeri i angazhuar në politikë apo në një ndonjë çështje sociale mund t’ju bëjë të lini kokën. Nëse je një burrë peshore: disa gra luan mund të luftojnë t’ju nxjerrin në publik, si një prej trofeve të tyre më të mira!

AKREPI – Ju kurrë nuk do ta pranoni atë, por karakteristika kryesore e burrit tuaj ideal duhet të jetë durimi, sepse përndryshe ai kurrë nuk do të jetë në gjendje të durojë shpërthimet tuaja të vazhdueshme. Një kuptim magjik seksual është gjithashtu thelbësor për ju dhe për këtë arsye ju doni një partner të pasionuar, shejtan si me fjalë, si me vepra. Ju kurrë nuk mund të jeni me një njeri joemocional: ëmbëlsia dhe butësia janë një domosdoshmëri. Nëse jeni një burrë akrep: me gratë binjak mund të lindin marrëdhënie të karakterizuara nga një mirëkuptim i fortë erotik dhe intelektual.

SHIGJETARI – Burri juaj ideal duhet të jetë i bukur, inteligjent, bujar, sportiv, i kulturuar, kurioz, i kotë, i dashur, i zjarrtë dhe i pasionuar. Në librat që lexoni ka shumë karaktere që përfshijnë të gjitha karakteristikat që kërkoni, por në realitet situata është shumë e ndryshme dhe kjo është arsyeja pse nuk jeni të gatshëm të betoheni për një njeri që nuk i pasqyron të gjitha idealet tuaja. Kur ndodh, është një magji! Nëse jeni një burrë shigjetar: mishëroni idealin e grave dem dhe ju mund t’i bindni ata të merren me sport ose të bëjnë udhëtime të gjata me ju.

BRICJAPI – Burri juaj ideal pikë së pari duhet të respektojë të gjitha planet tuaja: nuk duhet t’ju bëjë propozime të minutës së fundit apo surpriza që ju detyrojnë që të shtyni angazhimet e punës. Doni burra ambiciozë, të pasur dhe me një karrierë të shkëlqyer. Nuk i kushtoni shumë vëmendje pamjes estetike dhe ju magjeps ideja e të qenit me një burrë më të madh dhe më të pjekur se ju, sepse ju kujton figurën e babait tuaj. Nëse jeni një burrë bricjap: gratë e Peshqve ndjehen të mbrojtura nga ju dhe mund t’ju bëjnë të shkriheni pas tyre.

UJORI – Burri juaj ideal ndoshta do të jetë një i huaj, por në botën e vërtetë të njerëzve ekstravagantë dhe pak jashtë linjave: artistë, muzikantë, shkrimtarë apo njerëzit pa një punë të mirë-përcaktuar, që mund të projektojmë çdo gjë që na shkon përmes mendjes. Për të komplikuar jetën tuaj, ju lini kokën për burrat e huaj apo të pakapshëm, që nuk mund t’i keni kurrë vazhdimisht në krah. Nëse je një burrë ujor: mund të përjetoni një sfidë të ëmbël me gratë dash, që çuditërisht nuk lodhen kurrë nga ju.

PESHQIT – Burri juaj ideal është ai i përrallave, klasiku Princi i Kaltër që është i gatshëm t’ju shpëtojë në çdo moment. Ju jeni një grua tekanjoze dhe me shije të komplikuara: ju pëlqen ideja e të pasurit në krah një njeri që nuk do t’ju jap gjithë fitimet, por në të njëjtën kohë ju lejon të ankoheni vazhdimisht. Burri juaj ideal është bujar dhe fantazist. Ai ua fiton zemrën me një tufë me lule ose duke u çuar në një darkë në një kështjellë. Nëse ju jeni një burrë Peshq: me gratë e së njëjtës shenjë mund të lindin histori të pakrahasueshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme