Chelsea e ka filluar me fitore turneun miqësor International Champions Cup. Blutë triumfuan ndaj Interit në penallti pasi koha e rregullt përfundoi me rezultat 1-1.
Ishte skuadra angleze që kaloi e parë në epërsi në këtë miqësore.
Pedro Rodriguez shënoi në minutën e tetë pas një topi të kthyer nga pritja e Samir Handanovic.
Rezultati u barazua ne mesfushori zikaltër Roberto Gagliardini në minutën e 49-të.
Në penallti më të saktë u treguan lojtarët e Chelseat që fituan me rezultat 5-4.
Vlen të theksohet se ishte penalltia e Milan Skrinar ajo që u kuptua nga Willy Caballero.
Këto ishin tre pikët e para për skuadrën e Maurizio Sarrit, kurse ndeshja e ardhshme është ajo ndaj Arsenalit.
Ekipi i Luciano Spallettit në ndeshjen e ardhshme luan kundër Lyonit.
Nuk duhet harruar Interi ishte kampion i International Champions Cup në Singapor për vitin 2017. /Telegrafi/
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem