Juventusi mposht Benficën në penallti

21:39 | 28 Korrik 2018
A. B.

Juventusi e ka mposhtur Benficën 4-2 në penallti në një ndeshje të vlefshme për turneun parasezonal, International Champions Cup, të shtunën në Harrison të SHBA-së.

Benfica dhe Juventusi u ballafaquan në “Red Bull Arena” në Harrison në kuadër të International Champions Cup, në një ndeshje e cila mbaroi pa fitues 1-1 në kohën e rregullt, raporton Gazeta Express.

Në një ndeshje të barabartë, ishte klubi portguez që kaloi i pari në epërsi përmes Grimaldos, kur akrepat shënon më shumë se një orë lojë. Grimaldo shënoi super gol nga gjuajtja e lirë duke e lënë të shtangur porterin e Juves, Matia Perin.

Kur u mendua se portugezët do të shkaktonin befasi duke e mposhtur “Zonjën e vjetër”, në skenë doli Clemenza, i cili me një veprim të bukur vetjak shënoi gol të mrekullueshëm gjashtë minuta para fundit.

Loja e rregullt mbaroi 1-1 dhe ndeshja u vendos në penallti. Perin i priti dy penallti, të gjithë katër lojtarët e Juventusit që gjuajtën ishin të saktë.

Juve tani ka dy fitore dhe renditet e dyta me 5 pikë, menjëherë pas Dortmundit që është i pari me 7 pikë në këtë turne.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme