Stacionet e trenave në Siberi do të marrin për bazë orën e Moskës? Nuk do të vijohet më me këtë mënyrë njoftoi të mërkurën sistemi i transportit hekurudhor rus, duke i dhënë fund çudisë së trashëguar të BRSS-së, që ishte kthyer në konfuzion për udhëtarët.
Kompania kombëtare e hekurudhave (RzhD) njoftoi se duke filluar nga 1 gushti, stacionet e trenave do të afishojnë dhe lajmërojnë nisjet e trenave sipas orës lokale, një formë për t’i përmirësuar udhëtarëve cilësinë e shërbimit.
Në të gjithë Rusinë dhe 11 zonave të saj kohore, stacionet e trenave afishonin deri më tani vetëm orën e kryeqytetit.
Stacioni i trenit të Irkutskit njoftonte në këtë mënyrë se ishte ora 09 :00, ndërkohë që ky qytet siberian ishte pesë orë përpara me Moskën.
Në biletat e trenit shfaqej edhe ora e kryeqytetit, kjo gjë shkaktonte konfuzion tek pasagjerët të cilët ndodhte të mbërrinin në stacion disa orë përpara, dhe më së shumti ishin me vonesë, kryesisht turistët.
Për shtetasit rus, kjo veçori e futur në periudhën sovjetike, nënkuptonte një përdorim me shumë shkathtësi mes zonave kohore si për të bërë një llogaritje të zgjuar përpara çdo blerje të biletës së trenit.
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...