Rritja e rasteve të infektuar me Hepatitin B dhe C është shqetësuese për vendin tonë.
Infektologët thonë se institucionet e vendit duhet t’i kushtojnë rendësi fushatave qe kanë për qëllim vetëdijesimin dhe parandalimin e kësaj sëmundje. Ndryshe rritja e numrit të përdorueseve të drogave rritë edhe mundësinë e përhapjes se hepatiteve, e qe në shumicën e rasteve përfundojnë me fatalitet, ka thënë epidemiologu Isuf Dedushaj.
Në ditën Botërore të Hepatitit me 28 korrik, në mbarë botën mbahen aktivitete të shumta të cilat kanë për qellim ngritjen e vetëdijes s popullatës në parandalimin e këtij virusi. Infektologu Sali Ahmeti ka thënë për Radio Kosovën, se Kosova nuk ka statistika të sakta rreth numrit të të infektuarve, por shtimi i rasteve është shqetësues.
“Jemi një vend me incidencë mjaftë të lartë të hepatiteve B dhe C dhe të pasojave të shkaktuara nga këto viruse:, tha ai..
Verdhëza siç njihet në popull ose hepatiti A nuk paraqet ndonjë rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve, ka thënë epidemiologu Isuf Dedushaj. Ai shpjegon për rrezikshmërinë e hepatitit B dhe C
“Hepatiti B është sëmundje e tmerrshme, e tani kur ju ka shtua edhe C-ja është më dhjetëra herë me e rrezikshme se sa HIV-AIDS-i. Por, kur është në pyetje sida ose AIDS-i, njerëzit thonë se pse u sëmura unë,?? e çka bana,?? edhe pse krejtësisht përhapet si Aids-i”, tha ai.
Problem serioz del të jetë numri gjithnjë e në rritje i përdoruesve të drogave tek të rinjtë në mbarë vendin, e kjo tregon se institucionet e vendit janë tërësisht të dështuara në parandalimin e kësaj dukurie, tha Dedushaj.
”Në gjimnaze, në shkolla të mesme, në fakultete rinia jonë abuzon drogë, unë e kam thënë dhe e them se kemi ra në provim, Ministria e Shëndetësisë ka ra në provim për arsye se Instituti Kombëtar është referent i mistrisë së shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar është përgjegjës për shëndetin e popullit të Kosovës. Ne duhet të punojmë në vetëdijesimin dhe detektimin e personave narkoman dhe narkomanin ta parandalojmë para se këta fëmijë ti merr kjo e zezë”, tha ai.
Rreth 90 për qind e njerëzve me hepatit nuk janë në dijeni të infeksionit, thotë infektologu Ahmeti. Ai shpjegon se, mungesa e vetëdijesimit po benë që sëmundja të përparojë deri në dëmtime të rënda të mëlçisë. Ai u benë thirrje qytetarëve që të bëjnë testet, me qellim të zbulimit të hershem të kësaj sëmundje.
Pacolli publikon video të ministrit Peci duke injoruar një l...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...