Akil Gjakova e ka nisur në mënyrën më të mirë misionin për të fituar normën Olimpike Tokyo 2020.
Xhudisti ynë fitoi medaljen e artë në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Gjakova arriti të triumfojë ndaj medalistëve Olimpikë, për t’u ngjitur në podium me të artën në qafë, kategoria -73 kilogramë.
Akili në finale mposhti kampionin Olimpik nga Lojërat Olimpike RIO 2016, kategoria -66 kg, italianin Fabio Basile.
Në gjysmëfinale, garuesi ynë u përballë me medalistin e argjendtë nga RIO 2016, Rustam Orujov i Azerbajxhanin, të cilin e mposhti me një Ippon mjeshtëror.
Në përgjithësi, Akili fitoi pesë luftëra. Ai doli i pari në një konkurrencë prej 56 garuesve.
Kujtojmë që kjo garë vlente për të fituar pikë për normën Olimpike Tokyo 2020.
Të premten, motra e Akilit, Nora Gjakova doli e pesta në kategorinë -57 kg, kurse Distria Krasniqi, garoi në kategorinë -48 kg dhe u ndalë në raundin e dytë nga fituesja e medaljes së artë, Daria Bilodid.
KOK përgëzon suksesin e xhudistëve tanë dhe trajnerit kampion Olimpik, Driton Kuka.
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...