Tahir Palushi, 46-vjeçar me prejardhje nga fshati Budakovë i komunës së Suharekës ka ndërruar jetë teksa po vinte në Kosovë.
Rrugës vetura e tipit BMW është ndeshur me një kamion në një nga autostradat e Sllovenisë duke lënë të vdekur 46 vjeçarin. Bashkë me Tahirin në veturë ka qenë edhe një familjar i tij, Naimi 33-vjeç. Naimi ka mbetur i lënduar rëndë dhe po trajtohet në një nga spitalet atje.
“Miq shok e dashamir sot pas një aksidenti ka ndërruar jetë xhaxhai jonë i dashur Tahir Palushi”, ka thënë një familjar i Palushit.
Oficerët e policisë në stacionin e autostradës, kanë konfirmuar se shoferi 33-vjeçar dhe pasagjeri 46-vjeçar nga Zvicra ishin duke ndërruar gomën e pasme të veturës derisa në të njëjtën kohë shoferi i veturës së mallrave, “Peugeot Boxer” shtetas i Kroacisë ka arritur në të njëjtin drejtim ku ishin dy viktimat./Insajderi.com
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...