Nëpërmjet një kumtese Lidhja Demokratike thotë se “këto ditë nga ana e partive politike, ekspertëve dhe mediave, hapen dilema rreth pyetjes së mundshme të referendumit që lidhet me zbatimin e marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë. Por këto dilema janë artificiale, sepse të gjithë qytetarët e dinë se marrëveshja me Greqinë është arritur zhbllokon proceset euro-integruese, respektivisht që Maqedonia të fitojë ftesë për anëtarësim në NATO dhe të fillojë bisedimet me BE-në.
“Për këtë shkak pyetja e referendumit duhet të jetë e lidhur me zbatimin e marrëveshjes me Greqinë si parakusht kryesor për hyrje në NATO dhe BE.
Kampanja duhet të jetë pvrmes informimit të qytetarëve për perspektivat që hapen për Maqedoninë nëse del të votojë dhe voton “për”” thonë nga Lidhja Demokratike.
Në të njëjtën kohë ata paralajmërojnë se bojkotimi i referendumit do të thotë jo stabilitet, stagnim, izolim dhe përforcim i shpërnguljes nga Maqedonia dhe se Lidhja Demokratike bën thirrje në bashkim të të gjitha partive politike për, siç thonë ata, interesat strategjike dhe kombëtare./Telegrafi/
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...