Për këtë arsye Fatmir Sejdiu nuk mori pjesë në ceremoninë komemorative për Adem Demaçin

14:44 | 28 Korrik 2018
V. S.

Ish-presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu ka treguar arsyen pse nuk ishte pjesëmarrës sot në ceremoninë e varrimit të Adem Demaçit.

I njëjti mësohet se gjendet në Kalkutë të Indisë ku është duke marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare, “The influence of the World Meets the Power of Asia”, shkruan Indeksonline

Letra e plotë:

Isha tejet i nderuar që në hapjen e kësaj Konference, t’u drejtohem të pranishmëve më një fjalë rasti. Temat që do të trajtohen në kuadër të kësaj Konference, janë: shëndetësia, edukimi, fëmijët dhe rinia, varfëria prezentë, të drejtat e njeriut, barazia gjinore, çështja e sigurimit të ekzistencës me ujë dhe me ushqime të bollshme, ndryshimet klimatike si dhe paqja dhe komunikimi e bashkëpunimi inter religjioz. Sfida këto të cilat edhe përkundër rezultateve të arritura në pjesë të ndryshme të globit, prapë se prapë, mbesin për t’u trajtuar me seriozitetin më të madh, me qëllim të gjetjes së rrugëzgjidhjeve për të ardhmen e njerëzimit. Është fat i mirë se deri më sot tek të gjitha vendet qofshin ato edhe të demokracive më të zhvilluara, nuk ka pushuar kërkesa për demokraci më shumë, për qeverisje më të mirë, dhe e gjithë kjo në shërbim të një jete më të mirë të qytetarëve, të secilit vend.  Në fjalën time hyrëse, theksova faktin se vij nga vendi ku lindën prindërit e Shën Nëna Terezës, e cila si një vajzë e re i hyri me përkushtim misionit humanitar duke u përkujdesur për nevojtarët dhe të sëmurët edhe këtu në Kalkuta, ku kaloi gjithë jetën e saj, deri në vdekje. Padyshim se misioni i saj fisnik dhe human, na mbanë në kurajo të përhershme se njerëzit, qofshin edhe më të zakonshmit, mund të bëjnë shumë për të arritur majat kulmore në kontributet e tyre për humanizmin dhe të ardhmen e njerëzimit. Ndërkaq, në vazhdim të kësaj konference do të marr pjesë në dy sesionet e saj : ERADICATION OF POVERTY, ËATER & FOOD SECURITY, CLIMATE CHANGE dhe në sesionin PEACE & INTERFAITH./indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme