Duket që Apple nuk pëlqen që aplikacionet në App Store kundër viruseve të dërgojnë mesazhe tek përdoruesit e telefonave të kompanisë. Pra, ato të mos shfaqin nëse iOS 8.2 është i prekur nga maluerët apo ndonjë virus tjetër me qëllim keqdashës.
Gjigandi tani ka filluar të largojë aplikacionet kundër viruseve dhe maluerëve nga App Store, të paktën kështu duket sipas kërkimeve në dyqanin e kompanisë për këto aplikacione, transmeton ITshqip.com.
Intego, kompania që qëndron prapa aplikacionit Virus Barrier, ka zbuluar se programi i tyre kundër viruseve është larguar nga App Store, ku zyrtarët e këtij të fundit kanë thënë për aplikacionin se bartë përmbajtje mashtruese. Pas një tentimi tjetër për ngarkim të aplikacionit të Intego-s, programi i tyre është bllokuar përsëri nga gjigandi Apple.
Megjithatë, nuk është Intego kompania e vetme të cilës iu është larguar aplikacioni i tyre nga App Store. Intego raporton që edhe programet e tjera të kompania me qëllim të ngjashëm për zgjedhjen e problemeve në iOS sa i përket sigurisë janë larguar. Me këtë Apple shfaq tek përdoruesit se iOS 8 nuk ka nevojë për aplikacione të tilla pasi që platforma e tyre është e siguritë.
Sidoqoftë, pajisjet e kompanisë më parë ishin të infektuara me programe keqdashëse si Wire Lurker, Masque Attack, dhe Xagent, aplikacione që instaloheshin nga dyqanet e palës së tretë./itShqip
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...