Google ADS

Këngëtari i famshëm bën shqiponjën në mes të koncertit në Tiranë

14:18 | 28 Korrik 2018
Arbresh.info

Këngëtari i njohur, Daddy Yankee mbrëmë lirshëm mund të thuhet se ‘ndezi’ Tiranën.

Ai ishte për herë të parë në Shqipëri i cili u prit nga një publik i madh teksa e brohorisnin vazhdimisht, transmeton portali Arbresh.info

Këngëtari i hitit “Despacito”, në bazë të imazheve dhe videove të publikuara në Instagram shihej se ka shijuar pafund koncertin.

Në një nga momentet ai bën simbolin e shqiptarëve, shqiponjën dykrenare e që është fotografuar nga njerëzit.

Të pranishëm në këtë koncert ishin edhe këngëtarja Enca Haxhia dhe reperi kosovar, Ledri Vula. “Dura”, “Despacito”, “Shaky Shaky”, “Como”, janë vetëm disa nga hitet e mëdha të Daddy Yankee. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme