Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, po vazhdon të shënojë sukses me projektin e saj më të fundit.
Javë më parë, ajo publikoi klipin e këngës “I’m a mess”, e cila është njëra ndër këngët më të famshme të albumit të saj të ri “Expectations”.
Kjo këngë aktualisht renditet si sugjerimi i parë në top 10 fjalët më të kërkuara në aplikacionin iTunes.
Por edhe në renditje të top listave zyrtare, kjo këngë nuk qëndron keq.
“I’m a mess” renditet e 20-ta në POP Radio, e 66-ta në ITunes Overall, dhe e 92-ta në Billboard Hot 100.
E lumtur për këtë gjë, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa imazhe, ku ka treguar se ndjehet krenare për sukseset e saj.
“Vetëm sapo ka filluar, shkojmë Rexhaj, ne do ta bëjmë këtë së bashku”, shkruan ajo në InstaStory.
Tutje, Bebe Rexha thotë se ndjehet krenare kur sheh që një këngë si “I’m a mess”, e cila është autobiografike, arrin të renditet aq lartë dhe të shënojë sukses.
“Ndjehem mirë të shoh suksesin e këngës që është e vërteta ime. Vetëm Bebe”, shkruan këngëtarja Rexha.
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...