Google ADS

Zyrtari i LDK-së i gëzohet vdekjes së Demaçit, e quan monstrum

00:27 | 28 Korrik 2018
Trina Galanxhi

Nënkryetari i Komunës së Klinës, Besim Hoti i ka zgjedhur ditët e zisë të shpallura nga shteti i Kosovës për të thurur vargje ofenduese për tashmë të ndjerin,  veprimtarin Adem Demaçi. Ish kandidati për kryetar të Klinës nga LDK e ka quajtur Demaçin si përqarësin numër dy të shqiptarëve.

Madje, Hoti ka paralajmëruar se shpejt do të ikë nga kjo botë edhe përqarësi numër një siç e quan ai, duke mos i dhënë emër atij.

“Përqarësi numër 2 i shqiptarëve ka ikur nga kjo botë ! Pritet të ikë edhe Shpendkeqja që është përqarësi numer 1. Këta dy monstruma i bëren pikë e pesë shqipetarët” shkruan Hoti në Facebook, shkruan Indeksonline.

Në komentet e bëra shihet se Hoti e ka fjalën për Demaçin të cilin e vlerëson si armik të madh të ish presidentit Rugova.

I kritikuar për këtë status, Hoti i është përgjigjur një komentuesi duke thënë se Demaçi nuk e tha kurrë asnjë fjalë për atdhtetarët e vrarë në luftë dhe pas lufte ndërsa e quajtën tradhëtar presidentin Rugova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme