Dokumentari rreth jetës së aktorit Paul Walker

23:34 | 27 Korrik 2018
A. B.

Arritja e shpejtë e famës dhe vdekja e papritur e aktorit Paul Walker do të jetë subjekt i dokumentarit të ri.

“Paramount Network” së bashku me “Entertainment” dhe regjisorin Derik Murray u bashkuan për të ofruar një vështrim më ndryshe për jetën e aktorit. Ky dokumentar do të publikohet më 11 gusht dhe tani ka dalë edhe traileri i tij. “I Am Paul Walker“ eksploron jetën dhe karrierën e aktorit popullor, i cili fitoi zemrat e audiencës në të gjithë botën.

Dokumentari do të shfaqë pamje familjare dhe intervista me familjaret dhe miqtë e tij të ngushtë, duke përfshirë aktorin e filmave “Fast and Furious” Tyrese Gibson, regjisorin Rob Cohen, prindërit e tij, vëllezërit e tij Cody dhe Caleb dhe motrën e tij Ashlie.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme