Fondi i Inovacionit, dokumente shtesë në Prokurori

21:29 | 27 Korrik 2018
Arbresh.info

Pasi Prokuroria e krimit të organizuar konfiskoi dokumentacionin për ndarjen skandaloze të granteve, Fondi për inovacione në mënyrë shtesë duhet të dorëzojë dokumente që kanë të bëjnë me mënyrën se si janë ndarë dhjetëra milionë euro.

Nga prokuroria nuk zbardhin detaje për hetimin e as nuk tregojnë nëse pasi të analizojnë dëshmitë e grumbulluara do të thërrasin në prokurori ndonjë zyrtar nga Fondi. Lëndën për veprën eventuale penale me procedurën për ndarjen e mjeteve nga Fondi për inovacione, Prokuroria e hapi në bazë të informacioneve të marra. Ish anëtari i anti- korrupsionit, Arif Musa thotë se për paratë e ndara shtetërore për kompanitë ku pjesë kanë zyrtarë të pushtetit, sipas informacionit të marrë, lëndë mund të formojë edhe Komisioni anti- korrupsion.

Vendimi që në listën e ndërmarrjeve fituese të ndihmës shtetërore të gjenden edhe kompani në të cilat bashkëpronarë janë funksionarë partiak të LSDM-së, shkaktoi reagime të ashpra në opinion. Në mesin e atyre që kanë marrë para nga Fondi për inovacione janë ndërmarrjet ku pjesë ka edhe zv. kryeministri Koço Angjushev, si dhe deputeti Hari Llokvenec. Vala e pakënaqësisë dhe presioni i opinionit ishin arsyeja, që këta të dy t’u bëjnë thirrje bashkëpronarëve në ndërmarrjet të tërhiqen nga lista dhe të mos i marrin mjetet e aprovuara. Për OBRM-PDUKM, përzgjedhja e kompanive që do të shpërblehen për inovacion është mënyra në të cilën LSDM-ja tërheq paratë e qytetarëve që duhet të përfundojnë në xhepat e ndërmarrjeve dhe individëve të afërt me pushtetin. /Alsat-M

https://www.youtube.com/watch?v=UltoZgvqSx0

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme