Chelsea i vendos çmim madhështor Eden Hazardit

21:27 | 27 Korrik 2018
Arbresh Info

Chelsea kërkon një tarifë rekorde mbi 200 milionë funta nëse ata e shesin superyllin Eden Hazard këtë verë.

Real Madridi vazhdon të jetë destinacioni i favorizuar për Hazardin, por Chelsea nuk do të shes yllin e tyre lirë dhe e di se çmimi do të jetë pengesë në këtë fazë të merkatos së transferimeve, transmeton portali arbresh.info.

Hazard nuk është duke kërkuar largimin dhe trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, dëshiron të punojë me të dhe Willianin, i cili ka humbur transferimin në Barcelonë.

Megjithatë, ekzistojnë shqetësime që belgu nuk do të vazhdojë kontratën e tij në Stamford Bridge.

Ai ka edhe dy vite të mbetura në marrëveshjen e tij aktuale, por ka pranuar kushtet e reja që i sigurojnë e atij 300 mijë euro në javë.

Chelsea duhet të vendos gjithashtu situatën e portierit të tyre Thibaut Courtois, i cili është gjithashtu shënjestër e Real Madridit, menjëherë pas rikthimit të tij pas pushimeve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme