Google ADS

Lupçi e ruan të paprekur shtëpinë e Demaçit

20:30 | 27 Korrik 2018
Arbresh.info

Kjo është shtëpia ku kaloi një pjesë fëmijërisë. Ajo edhe pse e dëmtuar sikur ruan kujtime nga koha kur brenda këtyre mureve luante Ademi i vogël.
Ata që u rriten me Demaçin e kujtojnë të ndjerin në çdo qosh të kësaj shtëpie.

Mes dhimbjes e lotëve kushëriri i të ndjerit, Sabri Demaçi, i cili ishte parë të shtunën për të fundit herë me bacën Adem tregon se nuk u ka njohur atë deri në moshën 10 vjeçare.

Sabriu tregon se këshillat e tij kanë qenë gjithmonë drejtuar mbrojtjes së atdheut, edhe kur ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për Frontal Sabriu ka treguar nëse do ia ripërtrijnë emrin Ademit në shtëpinë e tyre.

E Mbesa e Demaçit, Atdhetarja thotë së i ndjeri në shtëpi nuk ka folur kurrë për politikë. Edhepse gjithë jetën ja kishte kushtuar asaj.

Familjarët tregojnë se Demaçi i donte shumë fëmijët. Madje simpati kishte edhe për kafshët shtëpiake, macet e qenin.

Ademin e kujton edhe miku e fqinji i tij, Kadri Murturi. 84 vjeçari e kujton kohën kur i kishin shkuar Demaçit për vizitë në burg.

Tutje Kadriu thotë njeri të mençur e të mirë si Demaçi vështirë të gjindet më.

I ndjeri Demaçi, sipas familjarëve e miqve kishte në zemër gjithmonë vendlindjen, Lupçin.

Ai vazhdimisht i bënte thirrje familjarëve të mos e lëshojnë këtë vend.

Kurse, shtëpia këtu është e vetmja shtëpi e Demaçve. Familja e Sabri Demaçit e Shqiptar Demaçit janë të vetmet që kanë dëgjuar këshillat që të mos e lëshojnë vendlindjen.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme