Presidenti francez, Emmanuel Macron u shpreh sot nga Lisbona se parashikonte një Evropë të ndërtuar në tre rrathë në 10 deri në 15 vitet e ardhshme, me Francën të cilës i është kërkuar të jetë pjesë e shteteve më të integruara, ”zemra e reaktorit”.
I pyetur në lidhje me vizionin e tij për Evropën, kreu i shtetit francez vlerësoi se arkitektura e kontinentit do të zgjerohej në vitet e ardhshme.
”Unë shoh një rreth të gjerë që është ndoshta përtej të 27-ë, diçka e ngjashme midis Bashkimit Evropian dhe Këshillit aktual të Evropës, i cili do të formojë një Evropë të zgjeruar, më pak të integruar se BE-ja por shumë kërkuese në lidhje me vlerat e saj” theksoi ai. Evropa do të rendisë si brenda saj, si me anë të marrëveshjeve të bashkëpunimit të ngushtë, Turqinë dhe Rusinë, pasi nëse duam paqe duhen stabilizuar këto dy fuqi.
Rrethi i dytë do të jetë pa dyshim diçka midis Bashkimit aktual Evropian dhe zonës euro, sipas Macron, që do të përfaqësojë një treg të vetëm të fortë, një politikë të sovranitetit, tregtare, të kërkimit, të inovacionit dhe një liri të plotë të lëvizjes brenda tij.
Rrethi i tretë do të jetë ”zemra e reaktorit” me një monedhë të përbashkët, një treg pune shumë të integruar dhe një konvergjencë të vërtetë sociale.
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...