Thomas Lemar është i lirë për të nisur stërvitjet për turneun para-sezonal me skuadrën e Atletico Madridit pasi kreu me sukses testet mjekësore.
Atletico raportohet të ketë paguar një shumë prej 60 milionë euro për të sjellë Lemarin në La Liga nga Monaco, ku ai fitoi titullin në Liga 1 gjatë sezonit 2016/17, transmeton portali arbresh.info.
Lemar iu nënshtruar testit mjekësor në kryeqytetin spanjoll sot (e premte) dhe tani ka marrë dritën e gjelbër për të nisur stërvitjet.
Atletico ka nisur edicionin e tyre para-sezonal duke fituar në penalti kundër Arsenalit në International Champions Cup (ICC) në Singapor të enjten.
Skuadra e Diego Simeones do të përballet në kuadër të ICC-së me Interin dhe PSG-në para miqësoreve me Stuttgartin dhe Cagliarin./arbresh.info/
https://twitter.com/atletienglish/status/1022811841834246144
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit
Aliu: Kemi eliminuar burokracinë, kemi reduktuar dokumentaci...
Oficeri i FSK-së, diplomon në SHBA