Google ADS

Zjarre të mëdha në Itali dhe Suedi

18:18 | 27 Korrik 2018
A. B.

Italia e Jugut është në emergjencë zjarresh si pasojë e temperaturave të larta dhe thatësirës që zgjat prej javësh.

Këto pamje vijnë nga Siçilia flakët kanë djegur disa dhjetëra hektarë pyje. Autoritetet nuk lajmëruan për asnjë viktimë, por qytetarët janë këshilluar prej ditësh të largohen nga zonat e pyjëzuara. Avionë të forcave zjarrfikëse dhe qindra forca nga toka, po luftojnë prej ditësh me flakët, që janë përhapur me shpejtësi edhe me ndihmën e erërave të forta.

Në veri dhe veri-lindje të Europës, prej më shumë se 1 jave Suedia dhe Letonia po përballen me zjarret masive që kanë shkrumbuar pyjet. BE njoftoi dërgimin e forcave emergjente, pasi për ekipet vendase ishte i pamundur përballimi i situatës.

Zjarret masive në Kaliforni i morën jetën një personi dhe të paktën 3 të tjerë mbetën të lënduar. Flakët u përhapën me shpejtësi të enjten të ndihmuar edhe nga shpejtësia e erës që arriti deri në 100 km/h. Mijëra hektarë tokë dhe pyje janë shkatërruar nga vala e zjarrit.

Autoritet vendase janë në alarm të plotë.

Ky është viti i dytë që Kalifornia përfshihet nga zjarret masive. Në 2017-ën, të paktën 42 persona civilë e zjarrfikës humbën jetën, ndërsa kostoja e përgjithshme e flakëve arriti në mbi 13 miliardë dollarë. /Tvklan.al

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme