Google ADS

Agon Amiga publikon foton e parë me të birin e porsalindur

17:47 | 27 Korrik 2018
A. B.

Para pak ditësh, Agon Amiga është baba për herë të parë.

Ata janë ribashkuar me Egzona Sylën që një vit e gjysmë ku çifti u bënë prindër për herë të parë.

Dhe tani, reperi shqiptar ka publikuar një fotografi me të birin teksa i uron mirëseardhje në këtë jetë.

“I bekuar nga zoti. Nëse ekziston mrekullia, ai është biri im i porsalindur. Nëse pyetni kush është sot njeriu më i lumtur në botë, ai jam unë. Falenderimi i takon Allahut të madhërishëm që u bëra prind dhe më fali një djalë engjull. Ndërsa fati si prind na buzëqeshi së bashku me mbretëreshën time, gruan time të dashur. Sakrifica dhe mundi i saj nuk paguhet me asgjë. Ti më dhe emrin prind, dhe une do të dua, dhe do të falenderoj deri në frymën e fundit. Mir se erdhe NOEL”, shkruan ai.

Kujtojmë që, shkak i ndarjes së Agonit me Egzonën ishte këngëtarja, Afërdita Dreshaj me të cilën realizoi klipin e nxehtë “Topless”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme