Monaco ka njoftuar se ka nënshkruar një marrëveshje pesë vjeçare me mesfushorin Aleksandr Golovin.
Juventusi dhe Chelsea kanë qenë duke u përfolur shumë për transferimin e 22-vjeçarit, por ai ka zgjedhur t’i bashkohet skuadrës së Leonardo Jardim në Liga 1, transmeton portali arbresh.info.
Golovin ka shënuar një gol dhe ka krijuar një asistim derisa Rusia në formë befasuese arriti deri në çerekfinale të Kampionatit Botëror.
Mesfushori rus ka lënë skuadrën CSKA Moscow për transferim te skuadra në kampionatin francez.
Lojtari besohet t’i ketë kushtuar zëvendës-presidentit Vadim Vasilyev rreth 30 milionë euro./arbresh.info/
https://twitter.com/AS_Monaco/status/1022832782622552064
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...