Google ADS

Vendos Florentino Perez, Mateo Kovacic do të shitet

16:17 | 27 Korrik 2018
Arbresh Info

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka rënë dakord për të shitur mesfushorin Mateo Kovacic.

Reprezentuesi i Kroacisë ka shtruar një kërkesë verbale te manaxhmenti pas rikthimit nga pushimi ndërkombëtar, transmeton portali arbresh.info. Ai gjithashtu ka folur me trajnerin Julen Lopetegui për qëllimet e tij.

‘Don Balon’ thotë se Perez tani ka rënë dakord të shes mesfushorin Kovacic dhe do të kërkojë zëvendësimin e tij me mesfushorin e Bayern Munichut, Thiago Alcantaran – ish lojtar i Barcelonës.

Agjenti i Kovacicit ka pranuar kërkesa nga klubet në mbarë Evropën, ndërkohë që Manchester United, Manchester City dhe ish klubi i tij Interi janë të gjithë në kontakt.

Sa i përket pjesës së tij, Lopetegui ka aprovuar shitjen e Kovacicit dhe arritjen e Thiagos, i cili ka punuar me trajnerin e Spanjës./arbresh.info/

Të ngjashme