Google ADS

Japoni, ndërtohet xhamia e parë e lëvizshme mbi një kamion

12:01 | 27 Korrik 2018
Trina Galanxhi

Një kamion i madh shfaqet ngadalë përpara stadiumit, duke u stacionuar për t’u kthyer në një vend adhurimi. “Mirë se vini në xhaminë e lëvizshme!”, uron kompania për ngjarjet sportive dhe kulturore në Tokio.

Kryeqyteti japonez po përgatitet për Olimpiadën Verore 2020 dhe xhamia e lëvizshme është një prej risive të këtij aktiviteti të madh të sportit botëror.

Yasuharu Inoue, drejtor ekzekutiv i projektit, tha se mundësia që mos kishte vendfalje të mjaftueshme për besimtarët muslimanë gjatë lojërave ishte një informacion alarmues për vendin e tyre. Xhamitë e lëvizshme të kompanisë së tij kanë mundësinë për të udhëtuar në vende të ndryshme olimpike, nëse është e nevojshme.

“Si një vend i hapur dhe tolerant, ne duam të ndajmë idenë e mikpritjes japoneze për dhe me muslimanët”, tha Inoue kohët e fundit.

Xhamia e parë lëvizshme u prezantua më parë këtë javë në stadiumin Toyota në qytetin me të njëjtin emër, i cili është edhe selia e Toyota-s.

https://www.youtube.com/watch?v=HgRa3DhBY_k

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme