Përfaqësues të shoqatës profesionale për dëme te luftës ne nivel vendi “Ngritja e Zërit”, kanë dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese te Kosovës dosjet e radhës rreth vlerësimit te kushtetutshmërisë se aktit juridik te Gjykatës Supreme te Kosovës, me rastin e refuzimit te padisë për kompensimin dëmeve te luftës, shkruan arbresh.info.
Para se te dorëzohen dosjet në gjykatë, Jahir Bejta drejtor i shoqatës tregoi sfidat e shoqatës, nga mos përkrahja institucionale e veprimtarisë te subjektit qe 10 vite, qe nga viti 2008 e deri me tani.
Në veçanti u theksua kundërshtimi i faljes eventuale te dëmeve te luftës ne Bruksel si rezultat I presionit ndërkombëtar.
“ Gjykata kushtetuese është duke shkelur vetë ligjet e saja. Gjykatat tona kanë obligim me i zbatuar konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Bjeta tregoi se kërkesës ia kanë bashkangjitur edhe një argument shtesë për ligjin ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Ai theksoi se gjykatat në Kosovë po i shkelin konventat ndërkombëtare.
Ai kërkoi nga grupi negociator në Bruksel të mos lejoj t’i falën dëmet që kanë shkaktuar serbët në Kosovë.
“Kërkojmë nga grupi negociatave se nëse kërkohet falja e dëmeve ne njerëz dhe ne pronë ajo nuk guxon të ndodh andaj nëse vjen deri të kjo çështje atëherë ne do të reagojmë dhe nuk do të ndalemi dhe nëse ata marrin një vendim të tillë atëherë ata kanë drejt të falin vetëm trupat e evladëve të vetë por jo edhe familjarët tonë”.
Sefedin Meziu njeri nga familjaret u ankua se kjo Qeveri nuk është duke bërë asgjë për ata që pësuan në luftë.
“Është hera e 7 qe po i dorëzojmë këtë peticion dhe jemi shumë të zhgënjyer nga kjo klasë politike dhe nga krerët e institucioneve, unë nuk e di qysh munden më falë gjenocidin që na e kanë bërë unë kam humbur 8 anëtar të familjes dhe nuk kam shpresë që kjo politik do të bëjë diçka për ata që jepen jetën për këtë vend”. /Arbresh.info/
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Në Podujevë vendoset gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së ...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...