Marotta ka një lajm të keq për Bonuccin

09:25 | 27 Korrik 2018
Arbresh.info

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta ka shpjeguar se skuadra ndihet e kompletuar aktualisht në mbrojtje, përkundër spekulimeve në lidhje me rikthimin e Leonardo Bonuccit nga Milan.

Bonucci është në negociata me Juventusin në lidhje me rikthimin në Torino.

Por, Milan në ofertë kërkon përfshirjen e Mattia Caldaras që Juventus e konsideron të rëndësishëm, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, Marotta ka shpjeguar se Juventus ndihet i kompletuar në mbrojtje.

“Aktualisht, jemi të mbuluar shumë mirë në mbrojtje”, u shpreh ai pas shortit në Serie A.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme