Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, muajin e kaluar publikoi këngën e saj të re “I’m a mess”.
Kjo këngë është pjesë e albumit të saj më të fundit “Expectations”, gjersa vetëm pak javë më parë, këngëtarja ia realizoi edhe klipin.
“I’m a mess” aktualisht renditet si një ndër këngët më të dëgjuara në top listat ndërkombëtares, teksa klipi i saj numëron mbi 15 milionë klikime në YouTube.
Siç e thotë edhe titulli i këngës “I’m a mess”, që përkthyer në shqip është “Jam rrëmujë”, flet për një vajzë e cila ka shumë defekte dhe jeta e saj ka marrë tatëpjetën, por që gjithsesi nuk duhet dorëzuar.
Në një postim të bërë javë më parë, këngëtarja Rexha tregoi se ka qenë vetë e shqetësuar nga ankthi dhe depresioni, por që ka arritur t’i tejkalojë, dhe si rrjedhojë ka marrë frymëzimin për krijimin e kësaj kënge.
Ndërsa së fundmi, në disa postime rresht të bëra njëra pas tjetrës në InstaStory, ajo falënderon fansat që nuk e kanë gjykuar këngën e saj, ndërsa u bënë thirrje që ta kuptojnë mesazhin e vërtetë që transmeton ajo.
“Jam me të vërtetë mirënjohëse për të gjithë fansat që nuk më kanë gjykuar për këngën “I’m a mess”. Unë kam qenë shumë e shqetësuar se njerëzit do të thoshin: “Oh kjo vajzë është e çuditshme” apo diçka e keqe, por kjo është arsyeja pse unë e detyrova veten ta shprehja, sepse askush nuk është i përsosur”.
“Gjithkush po kalon nëpër një m** për të cilin nuk dini asgjë. Të gjithë, miliarda njerëz në botë”.
“Çdo ditë ne të gjithë përpiqemi të duam veten dhe papërsosmëritë tona dhe ne duhet vazhdimisht të kujtojmë se ka bukuri në papërsosmëritë tona”.
“Mos e dëgjoni atë zë negativ në kokën tuaj. Mos i dëgjoni urrejtësit. Nxënësit në shkollë, miqtë tuaj, nuk e bëjnë edhe familjen tuaj”.
“Ne te gjithë jemi një rrëmujë, por nganjëherë dhe sinqerisht, më mirë do të isha një rrëmujë interesante se një bushtër perfekte e mërzitshme”, ka shkruar Bebe Rexha në InstaStory. /Telegrafi/
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos