Mjekësia ligjore merr pas mesnate trupin e pajetë të Adem Demaçit

01:01 | 27 Korrik 2018
Arbresh.info

Pjesëtarë të Mjekësisë ligjore pak momente më parë kanë marrë trupin e pajetë të Adem Demaçit nga shtëpia e tij.

Ka qenë e paraparë që kjo të bëhet më herët gjatë mbrëmjes, por që pas numrit të madh të njerëzve që kanë shkuar për homazhe, kjo ka qenë e pamundur deri tash, njofton Klan Kosova.

Veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, ka ndërruar jetë sot në moshën 82 vjeçare.


Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme