Google ADS

Osmani: Bashkëpunimi i shkëlqyeshëm mes Maqedonisë dhe Kinës e thellon bashkëpunimin e përgjithshëm bilateral

23:23 | 26 Korrik 2018
Arbresh.info

Zëvendës Kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, Sot në hapësirat e Sekretariatit për çështje evropiane realizoi takim me ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës, Yin Lixian.

Zëvendës Kryeministri Osmani shprehu falënderime për përkrahjen që Republika Popullore e Kinës ndaj Republikës së Maqedonisë, posaçërisht në këtë periudhë kyçe për vendin tonë kur partneriteti dhe ndihma e partnerëve bilateral më të afërt, siç është Republika Popullore e Kinës, është e rëndësisë së veçantë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë takimit bashkëbiseduesit folën për bashkëpunimet të projektit e dy vendeve në dekadën e fundit, e cila u realizua në suaza të marrëveshjeve për bashkëpunim ekonomik dhe teknik, që nënshkruhen më së shpeshti në gjatë një viti. Theks i veçantë është vendosur në aktivitet programore për bashkëpunim në suaza të marrëveshjes së nënshkruar për bashkëpunim ekonomik dhe teknik që u nënshkrua në dhjetor të vitit të kaluar për sigurimin e grandit – ndihmë mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Popullore të Kinës. Me këtë marrëveshje ishin siguruar disa mjete financiare të pakthyeshme nga Qeveria e Republikës Popullore të Kinës për përkrahje të projekteve në Maqedoni, ku si prioritet kryesor ishte Sektori i Shëndetësisë.

“Përmes këtij bashkëpunimi jo vetëm që përkrahen qëllimet zhvillimore të vendit tonë por zhvillohet edhe bashkëpunimi i përgjithshëm mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Popullore të Kinës, që është segment i rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve tona”, shtoi Osmani.

Gjatë kohës së bisedimeve, Osmani shprehu falënderime dhe kënaqësi që krahas projekteve infrastrukturore, zbatohen edhe seminare në RP të Kinës për përfaqësues të institucioneve kombëtare, për përforcimin e resurseve njerëzore në administratë në fusha të ndryshme dhe vazhdime me ato do të sjell zhvillim të bashkëpunimit midis dy vendeve në këtë fushë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme