Bytyqi takon përfaqësuesit e studentëve të UP-së

23:22 | 26 Korrik 2018
Arbresh.info

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi ka pritur në takim përfaqësuesit e studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Bytyqi ka treguar se kanë diskutuar për angazhimin e tyre që e bëjnë në funksion të mbrojtjes së të drejtave të studentëve në Universitet, sipas tij, për problemet dhe vështirësitë që kanë, si dhe çështje tjera me interes të përbashkët.

Postimi i plotë:

Të angazhohemi për interesin e përgjithshëm të studentëve, jo të individëve!

Sot prita në takim përfaqësuesit e studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, me të cilët diskutuam për angazhimin e tyre që ata bëjnë në funksion të mbrojtjes së të drejtave të studentëve në Universitet, për problemet dhe vështirësitë që kanë, si dhe çështje tjera me interes të përbashkët.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është e përkushtuar për mbarëvajtje dhe ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë me qëllimin e vetëm që nga UP-ja dhe institucionet tjera publike e private të dalin kuadro të afta, që do të jenë bartëse të proceseve zhvillimore të vendit. Dhe për këtë, që nga fillimi kam shprehur gatishmërinë që të mbështesë të gjitha ndryshimet pozitive që qojnë kah progresi në zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë.

Përfaqësuesit e studentëve shprehen edhe pakënaqësitë e tyre lidhur me disa parregullsi që, sipas tyre, kanë ndodhë dhe po ndodhin në Universitetin e Prishtinës, përfshirë këtu edhe vështirësitë e komunikimit e të mirëkuptimit me menaxhmentin e UP-së.

Në këtë kontekst, ata përmendën çështjen e konkurseve dhe avancimeve si dhe dukuritë negative, si nepotizmi, që po e dëmtojnë prestigjin e Universitetit dhe si pasojë edhe rënien e interesimit të studentëve për të vazhduar shkollimin në këtë institucion.

Gjithashtu, studentët shprehën shqetësimin e tyre edhe rreth mospërfilljes së kërkesave të tyre për bashkëpunim me UP-në, rreth zgjidhjes së çështjes së ndërprerjes së punimeve për ndërtimin e objektit të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë.

Përfaqësuesve të studentëve u premtova se këto dhe shqetësimet tjera që kanë studentët do të diskutohen sa më parë me Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës, sepse mbrojtja e interesave të studentëve është edhe obligim i MAShT-it dhe asnjëherë nuk do të ndodhë që interesi i përgjithshëm i studentëve të anashkalohet për interesin e individëve.

Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me përfaqësuesit e studentëve për çdo gjë që është në funksion të përmirësimit të gjendjes së përgjithshme në Universitetin e Prishtinës dhe universitetet tjera në vendin tonë.

Gjatë këtij takimi, bashkëbiseduam edhe për mundësinë që MAShT në bashkëpunim edhe me studentët, shumë shpejt të fillojë një fushatë publike për orientim në karrierë.
dente

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme