Google ADS

Qentë vrapojnë për të ndihmuar pronarët kur qajnë, thotë studimi

23:05 | 26 Korrik 2018
Arbresh.info

Një studim i ri ka zbuluar se qentë jo vetëm që e vërejnë kur dikush është i mërzitur dhe ka nevojë për ndihmë, por gjithashtu mund të lëvizin më shpejt për ta ndihmuar.

Hulumtimi i publikuar në revistën Learning & Behavior, të martën, tregoi se si qentë lëviznin më shpejt për të hapur derën për të arritur tek pronarët e tyre kur personi andej derës bënte zhurmë sikur qante ashtu si kur dëgjonte melodinë e këngës “Tëinkle, tëinkle little star”.

Studimi nuk përfshiu shumë qenë, në fakt përfshiu vetëm 34 qenë dhe pronarët e tyre, dhe sigurisht nuk ka asnjë mënyrë për të përcaktuar saktësisht se çfarë po mendonin qenët apo cilat ishin motivet e tyre për këto veprime, transmeton Klan Kosova.

Megjithatë gjetjet e këtij studimi mund të ndihmojnë që të hapet rruga për të vlerësuar më mirë se çfarë ndikon tek qentë, veçanërisht te qentë e shërbimit, për të ndihmuar shokët e tyre (njerëzit) kur ata kanë nevojë për një gjë të tillë.

“Është vërtet një gjë e mirë që ne të dimë se qentë janë kaq të ndjeshëm ndaj gjendjeve emocionale të njeriut”, tha Emily Sanford, një studente e diplomuar në shkencat psikologjike në Universitetin Johns Hopkins, e cila është edhe bashkëautore e studimit.

“Është interesante të mendohet se të gjitha anekdotat ku qentë shpëtojnë njerëzit mund të jenë të bazuara në realitet dhe ky studim është një hap drejt kuptimit se si funksionojnë këto lloj mekanizmash”, ka thënë tutje ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme