Më 23 korrik, ditën kur Fadil Vokrri do të festonte ditëlindjen e 58-të, në nderim të kësaj date, stadiumi në Prishtinë mori pamje të re, duke u vendosur emri i Vokrrit.
Ndërsa në mbrëmjen e po kësaj dite, emri i legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri u ndriçua duke i dhënë vendit një pamje mahnitëse.
Por, ditën e shtunë do të jetë ceremonia e hapjes së stadiumit, transmeton kultplus.
Sipas një zyrtareje të Federatës së Futbollit të Kosovës, në ceremoninë hapëse do të këndojnë këngëtarët si Meda, Blero, Ermal Fejzullahu e të tjerë.
Stadiumit, që tashmë quhet “Fadil Vokrri”, i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë dhe pritet të licencohet nga UEFA për ndeshjet ndërkombëtare.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?