Zoran Zaevi në sencën e sotme parlamentare tha se “pa zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë dhe implementimin e marrëveshjes nga Prespa, Maqedonia nuk pritet të jetë anëtare e plotë e BE-së dhe NATO-s.
Nuk është e saktë, tha Zaevi, se marrëveshja me Greqinë “tash është gati, ne nuk kemi emër”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kemi marrëveshje për njohje të gjuhës maqedonase, etnisë maqedonase. Tash askush në botë, as nga fqinjët do të mund të kontestojë gjuhën maqedonase dhe identitetin tonë kombëtar. Nëse referendumi është i suksesshëm dhe qytetarët e përkrahin marrëveshjen, vijojnë ndryshimet kushtetuese”, tha Kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të OBRM-PDUKM-së Trajço Dimkov.
Nëse në internet shkruhet Republic of North Macedonia ose Republic North of Macedonia nuk është e njëjtë, thotë Zaevi dhe ju bëri thirrje atyre që bëjnë këtë dhe shpërndajnë teza të këtilla dhe të thonë tash do të quhemi “Republika veriore nga Maqedonia”.
“Të gjitha vendet shfrytëzojnë parashtresa para emrit të tyre, e shfrytëzojnë në këtë mënyrë, Karolina Veriore, Irlanda Veriore, kjo është klasifikim klasik ndërkombëtar, dhe nëse qytetarët e përkrahin këtë ne do të quhemi Republika e Maqedonisë veriore”, tha Kryeministri Zaev.
Ai tha se populli maqedonas do të mbetet maqedonas dhe do të flasë gjuhën maqedonase, si e vetmja gjuhë në votë.
“Është e saktë që më 1977 që pranuar nga KB-ja, por nuk ishte pranuar nga fqinjët”, tha Zaev duke shtuar se me marrëveshjen Maqedonia ka fituar gjuhë dhe shtetësi maqedonase.
Në raport me pronat tha se gjatë bisedimeve nuk është biseduar, duke thënë se as aj, as Tsiprasi, as asnjë Kryeministër nuk ka të drejtë të bisedojnë për pronën e territoreve të shtetit tjetër. Ajo rregullohet, tha Zaevi, me të drejtën ndërkombëtare, marrëveshjet ndërkombëtare, ku janë nënshkrimet e Greqisë dhe Maqedonisë.
Maqedonia asnjëherë nuk ka mundur që atë punë ta kryejë në vend tjetër. Këtë mund ta bëjnë qytetarët me dëshmi dhe përmes gjykatave, që t’i kërkojnë të drejtat e tyre. Është gënjeshtër se është biseduar për atë. Ne nuk kemi asnjë aspiratë, por as edhe ndaj territorit tonë nuk ka aspirata. Nga ky aspekt asgjë nuk është bisedua”, tha Zaevi.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...