Admir Shala, Kryeprokuror i Prizrenit ka thënë se numri i lëndëve është i madh dhe afatet e parashkrimit është i madh.
Ai në RTV Dukagjini ka thënë se shumica e veprave penale kanë afat dy deri në katër vite të parashkruhen dhe është afat shumë i ulët.
“Nuk mund t’i arsyetojmë të gjitha parashkrimet, por kemi kaluar në tranzicion dhe kemi pasur vështirësi të ndryshme”, deklaroi Shala.
Prokuroria ka një pjesë të fajit deri te ngritja e aktakuzës thotë Prokurori i Prizrenit.
Ai ka thënë se nuk ka statistika se çfarë natyre kanë veprat e kryera penale.
“Nëse kemi të bëjmë me vepra të korrupsionit, nuk mund të themi se ka pasur parashkrim të këtyre veprave penale, sepse parashkrimi është pesë vite relativ, dhjetë vite absolut, por nuk është shqetësuese”, shprehet Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala.
Omega 3 cilat janë format më të përhapura dhe më të sigurta
Humb jetën një 36-vjeçar në Shkodër
Elita 5 dhe Aurela Gaçe shtojnë ngjyrat e spektaklit në Fest...
Vriten pesë ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Liban
E pamundur për Real Madridin ta mbajë Gulerin: Dy gjigantët ...
Deputetja e LDK-së: Takimi trepalësh për dialogun Kosovë-Ser...