Kosova U18 ka siguruar fitore të madhe ndaj Gjibraltarit me rezultat 77-47 në ndeshjen e fundit të grupit B në divizionin C të Kampionatit Evropian për grupmoshat deri në 18 vjet.
Kosova në këtë takim e pati opsion të vetëm fitoren.
Skuadra U18 e filloi dobët takimin, duke mos arritur të krijojë diferencë më shumë se një pikë në fraksionin e parë.
Në çerekun e dytë Kosova luajti pak më mirë, duke krijuar pesë pikë epërsi në fund të pjesës së parë.
Epërsia u thellua në çerekun e tretë, aty ku shpërtheu Kosova me furi pikësh duke krijuar 19 pikë epërsi në fund të fraksionit të tretë, para se të shtohet epërsia edhe për shumë pikë të tjera në çerekun e katërt.
Më i miri ishte Gazzali Makasqi – organizatori i Prishtinës shënoi plot 23 pikë duke qenë 47 për qind i sakt nga të gjitha tentimet, kurse Erhan Sholla shtoi 20 pikë duke qenë fantastik nga vija për tri pikë me 5 treshe të realizuara.
Me këtë fitore Kosova U18 përballet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian divizioni C ndaj Irlandës U18 që e zuri vendin e parë në Grupin A.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...