Me ligj të ri, çdo dhunë në familje, personi merr së paku 10 ditë pushim vjetor!

21:22 | 26 Korrik 2018
Arbresh.info

Zelanda e Re ka ndryshuar një ligj. Pas votimit në parlament, Ligji për Mbrojtjen e Viktimave të Dhunës në Familje u mundëson njerëzve që të kërkojnë deri në 10 ditë pushim në vit, nëse preken nga dhuna në familje.

Ky ligj, gjithashtu mbron viktimat e dhunës në familje nga largimi i tyre nga puna.

Zelanda e Re ka një nga normat më të larta të dhunës në familje në botë me mesatare prej 105 mijë rastesh dhunë në vit në familje.

Në parlament 63 deputetë votuan pro ligjit, ndërsa i njëjti do të funksionoi që nga prilli i vitit 2019.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme