Google ADS

Berisha: Demaçi ishte ikona e përpjekjeve, qëndresës të pamposhtur të shqiptarëve të Kosovës

21:21 | 26 Korrik 2018
Arbresh.info

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka shprehur ngushëllime për vdekjen e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare Adem Demaçi.

Berisha përmes një postimi ka thënë se Demaçi ishte ikona e përpjekjeve , qëndresës së pamposhtur të shqiptarëve të Kosovës për liri dhe dinjitet kombëtar.

Postimi i plotë:

Dielli perendoi pergjithmone per Adem Demaçin!

Te dashur miq, sot kombi yne eshte ne dhimbje dhe zi!

Adem Demaçi, ikona e perpjekjeve, qendreses te pamposhtur te shqiptareve te Kosoves per liri dhe dinjitet kombetar, Mandela i Europes, burri qe kaloi 28 vite ne burgjet e pushtuesve barbar ne luften e tij heroike kunder aparteidit dhe segregacionit serb ndaj shqiptareve, nuk eshte me!

Adem Demaçi, per qendresen dhe sakrificate tij si luan i lirise te shqiptareve te Kosoves, u be nje emer i njohur ne Europe dhe mbare boten. Parlamenti Europian ne vitin 1991 e nderoi ate me çmimin Saharov. Pas vitit 1990, Demaçi bashkepunoi ngushte me Presidentin Rugova dhe ne krye te Keshillit per te Drejtat dhe Lirite e Njeriut ai u deshmua nje avokat i fuqishem i lirive dhe te drejtave te qytetareve te shtypur shqiptar te Kosoves.

Gjate viteve te luftes çlirimtare, Adem Demaçi ishte jo vetem zedhenesi por dhe personaliteti me i njohur i saj ne bote. Ne vitet 1991-1998 pata fatin te punojme si miq nga afer se bashku per çeshtjen kombetare. Adem Demaçi ishte gjithashu nje shkrimtar, qe me veprat e tij u be i njohur ne letrat dhe kulturen shqiptare.

Duke ndare dhimbjen dhe zine me familjaret, miqte, popullin dhe autoritetet e Kosoves dhe mbare shqiptaret dhe shprehur atyre ngushellimet me te ndjera per kete humbje te madhe, shpreh dhe nje here nderimin me te madh dhe mirenjohjen me te thelle ndaj burrit, qe me qendresen e tij ne kufijte e legjendes na dha kaq shume nder dhe krenari si shqiptare!

I lehte qoft per ju Adem Demaçi, luftetar i paepur i lirise, dheu i tokes tone! Sb

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme